Një kaos i vërtetë trafiku është regjistruar sërish në një nga akset më të ngarkuara të kryeqytetit. Qytetarët kanë denoncuar radhët e gjata të automjeteve në hyrje të zonës së Astirit, në afërsi të ish-Doganës.
Përmes një fotoje të dërguar, shihen me dhjetëra makina të mbetura në vendnumëro, ndërsa vonesat për drejtuesit e mjeteve janë të mëdha.
Në mesazhin e tij, një nga qytetarët e përshkruan me ironi dhe trishtim situatën duke e krahasuar me “Kabulin”:
“Postoje içik ça bëhet, në hyrje për Astir tek ish-dogana. Kabul.”
Zonat e Astirit dhe nyja lidhëse me ish-Doganën vazhdojnë të përballen çdo ditë me trafik të rënduar, veçanërisht në orët e pikut, duke u kthyer në një makth të vërtetë për shoferët që u duhet të kalojnë në këtë aks.