“Si në kohët e vjetra”, Çiljeta surprizon me look-un e ri (FOTO)

“Si në kohët e vjetra”, Çiljeta surprizon…

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka tërhequr gjithmonë vëmendje me pamjen e saj.

Që prej daljes së parë në skenë, ajo është dalluar për ‘look-un’ mjaft të kuruar. Edhe ndryshimet nuk kanë qenë të pakta te Ciljeta. Edhe së fundmi, këngëtarja ka bërë një të tillë, duke i surprizuar të gjithë fansat.

Çiljeta i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, me fije bjonde. Këtë ‘look’, ajo e ka pasur dhe shumë vite më parë.

“Si në kohët e vjetra”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos në Instagram.

Kujtojmë se Çiljeta është shfaqur me këtë ngjyrë flokësh në mars të vitit 2008, kur konkuronte me këngën “Dorëheqja” në Top Fest.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit