Si në Twitter, edhe në Facebook e Instagram mund të blini verifikimin e llogarisë

Si në Twitter, edhe në Facebook e…

Si fillim ky shërbim do të nisë në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë.

Meta njoftoi sot, të dielën, se po përgatitet t’u ofrojë përdoruesve të Facebook dhe Instagram shërbimin “Meta Verified”, me një abonim mujor.

Ky shërbim do t’i lejojë përdoruesit të verifikojnë llogaritë e tyre dhe të marrin një ikonë blu, ashtu si bën Twitter. 

Paketa e abonimit në Instagram dhe Facebook, e cila do të dalë javën e ardhshme, përfshin gjithashtu mbrojtje shtesë kundër mashtrimit dhe do të fillojë me 11,99 dollarë në muaj në internet ose 14,99 dollarë në muaj në iOS Apple dhe Android, raporton Reuters.

Shërbimi “Meta Verified” do të nisë në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë, me vendet e tjera që do të ndjekin. 

Duket se me këtë lëvizje Meta po ndjek hapat e Twitter, i cili muajin e kaluar njoftoi se shërbimi i tij i ngjashëm, i quajtur Twitter Blue, do të kushtojë 11 dollarë në muaj.

Aplikacione të tjera të rrjeteve sociale, të tilla si Snapchat SNAP.N e Snap Inc dhe aplikacioni i mesazheve Telegram, lansuan shërbimet e abonimit me pagesë vitin e kaluar si një burim i ri të ardhurash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit