Si nëpër filma| 10 persona të pajetë lihen para zyrës së guvernatorit

Si nëpër filma| 10 persona të pajetë…

Autoritetet meksikane kanë gjetur trupat e pajetë të 10 personave pranë zyrës së guvernatorit. Trupat ishin lidhur me drita zbukuruese për pemën e Krishtlindjes. Të alarmuar nga ngjarja, autoritetet nisën menjëherë hetimet. Deri më tani, sipas mediave, janë arrestuar 2 persona që dyshohet se sollën makinën me trupat e pajetë.

Guvernatori i shtetit të Zacatecas, David Monreal thotë se në trupat e viktimave u gjetën shenja të theksuara dhune. Agjencia e sigurisë publike në një deklaratë tha se zyrtarët qeveritarë gjetën makinën, një Mazda, pasi vunë re një automjet të dyshimtë që lëvizte në zonë. Ministria federale e sigurisë konfirmoi se kishte 10 trupa brenda.

Monreal shtoi gjithashtu se siguria ka qenë një sfidë e madhe në Zacatecas dhe u angazhua se do të vijonte përpjekjet për të reduktuar dhunën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit