Si nisi sherri i Kozakut me djemtë që e rrëmbyen, Stresi i futi në sherr

Si nisi sherri i Kozakut me djemtë…

Kozak Braçi, dyshohet se ishte rrëmbyer nga disa kundërshtarët e tij për shkak të ofendimeve që i kishte bërë në rrjete sociale.

Pas raportimeve dhe postimeve në media sociale se Kozak Baçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer, forca të shumta policie mbërritën në zonën e Alliasit, ku e kanë gjetur dhe bënë të mundur shoqërimin e tij në komisariat. Ndërkohë po punohet për kapjen e 4 personave të tjerë që e filmuan duke e goditur në makinë.

Nga videot që qarkullojnë në rrjete sociale, dyshohet se katër djemtë që e futën me zor në makinë pasi dolën nga taksia i ka dërguar Fabio Dushku. “Kështu është kur shan Fabio Dushkun”, dëgjoheshin duke thënë teksa e godisnin.

Por sherri mes tyre ka nisur në një video live në Instagram së bashku me Stresin, ku Dushku e vuri menjëherë në siklet. Pas kësaj, Kozaku vijoi me video të tjera duke e ofenduar se e ka nxjerrë keq dhe duket se Dushku ka dërguar disa të tjerë “për ta ndëshkuar”.

Por Fabio Dushku nuk është i panjohur. Para disa kohësh dolën në rrjete sociale pamjet kur bënte ligjin në një burg grek, ku vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit