Si përdoret uji i shqiptarëve... Media italiane ngre dyshimin: Tirana 'parajsa' e kompanive italiane të energjisë?

Si përdoret uji i shqiptarëve… Media italiane…

“Jo gjithmonë ajo që duket është ajo që duhet”… Kjo gjë do të shkonte sot edhe për kompanitë italiane të energjetikës të cilat pas atyre të fasonit dhe kollcenterave, kanë nisur të zbarkojnë në Tiranë.

Qellimi i tyre është një, “të bëjnë para në Shqipëri me energjinë e burimeve natyrore” (kyesisht atë hidro), të cilat janë ende shumë të lira dhe nuk kanë komisione për kompanitë që duhet të shlyejnë komunitetet apo të rikuperojnë dëmin në mjedis.

Kjo gjë ka sjellë në Shqipëri dhjetëra investitorë dhe jo vetëm, që duket se gjejnë kollaj “fijet” për të shkuar deri në qeveri tek ministrat apo edhe te vetë kryeministri Rama.

Ky i fundit, këto vite ka treguar se paska një afeksion të fshehtë për Italinë dhe italianët, pasi nga sa mësohet edhe prej vetë mediave të vendit përtej Adriatikut, u ka lënë “dorë të lirë” të gjthëve atyre që kërkojnë të investojnë në Shqipëri në sektorin energjetik.

Kjo gjë përshkruhet me hollësi edhe në një artikull të të përditshmes italiane ‘Il Giornale”, me autor gazetarin Massimo Malpica, i cili ka analizuar me hollësi lidhjet e kompanive italiane me kryeministrin Rama.

“Ishte 19 shtatori i vitit të kaluar kur kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ‘Fiera del Levante’ në Bari, nuk përdorte fjalë në erë për të tërhequr investitorë italianë në vendin e shqiponjave”,- e ka nisur artikullin e tij gazetari Malpica.

Ai ka vijuar më tej duke treguar se: “pastaj erdhi coronavirusi dhe qeveria e Tiranës, për të demonstruar miqësinë e saj, na dërgoi mjekët e saj për të na ndihmuar në kufizimin e infeksionit.

Por pas pandemisë, një surprizë e pakëndshme bie mbi firmat italiane të sektorit të energjisë që në vitet e fundit kanë vendosur të punojnë nga ana tjetër e Adriatikut. Janë të shumta, sidomos ‘PMI’, dhe i shesin energji qeverisë”.

Image

Më tej gazetari italian ka hedhur dritë edhe në akordet mes kompanive italiane dhe qeverisë shqiptare, në lidhje me çmimet e shit-blerjes së energjisë dhe taksat që duhet të paguajnë investitorët.

“Kalkulimi i çmimit të shitjes së energjisë së prodhuar nga privatët (16% e nevojës kombëtare më 2019), është fiksuar në fillim të vitit me një llogari të lidhur me indeksin e Bursës hungareze dhe me kursin e këmbimit euro/lek. Por në maj Rama uli koeficientin, duke reduktuar çmimin rreth 8%.

Një goditje e ulët dhe jo vetëm kaq. Qoftë sepse, siç kujton zyra e ICE në Tiranë, bëhet fjalë për ‘ndryshimin e tretë të njëanshëm të imponuar nga qeveria shqiptare mbi investitorët e sektorit hidroenergjetik’.

Qoftë edhe se, sipas zërave të përsëritur, qeveria shqiptare mund të ngrejë tatimin mbi fitimin për ndërmarrjet nga 15% që është sot në 17-20%, duke zhvlerësuar regjimin e lehtësirave fiskale që iu interesonte pikërisht firmave të energjisë. Ekziston frika që qeveria dëshiron monopolin shtetëror të energjisë.

‘Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë me kryeministrin Rama’,- thotë presidenti i Confindustria Albania, Sergio Fontana, i cili paralajmëron: ‘Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të tërhequr investime, duke fiksuar me të gjithë aksionarët çmime energjie që këtë investime të mëdha të mund të jenë fitimprurëse’.

‘Shqipëria është e pasur me ‘arin blu’ (rezervat ujore) që meriton të shfrytëzohet si energji e gjelbër’, vazhdon Fontana, ‘por për këtë duhet që Shqipëria të vendosë rregulla të standardeve evropiane’”,- kështu e përmbyll artikullin e tij në “Il Giornale” gazetari italian Malpica./Burimi: ‘IL GIORNALE’/Autor: Massimo Malpica/ Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit