“Si pikturë e bërë nga pedofilët e Rilindjes”/ Alfred Cako: Ku ka prind t'i vendosë vajzës dorën në atë vend

“Si pikturë e bërë nga pedofilët e…

Pikturat murale janë shtuar shumë nëpër Tiranë kohët e fundit. Ato janë atraksion dhe iu japin një pamje tjetër qytetit. Por, mund të japin edhe mesazhe të gabuara, kur piktura nuk bëhet nga profesionistë.

Një gjë të tillë ka konstatuar analisti Alfred Cako në një pikturë në qendër të Tiranës, ku shihet një vajzë e ‘mbështjellë’ nga një dorë. Dora rreth vajzës është e vendosur në kraharorin e saj. Por, që për Cakon, mënyra se si është bërë piktura, është e gabuar.

Sipas tij, asnjë prind nuk i vendos dorën aty vajzës, që në pikturë duket rreth 12-vjeç. Analisti thotë se kjo pikturë duket sikur është bërë nga pedofilët e “Rilindjes”.

Si me hile me duket kjo pikturë mbrapa 15- Katshit, tek ish- Kinema “17 Nëntori”, mua. Si e bërë nga pedofilët e Rilindjes dhe 99-çat. Ku ka prind t’i vendose vajzës 10-12 vjeç dorën në atë vend e atë mënyrë?! Më thoni nëse e kam gabim”, shkruan Cako në Facebook.

Madje shihet se në komente ka dhe qytetarë të tjerë që mendojnë kështu. Njeri prej tyre shkruan se kjo foto promovon pedofilinë.

“Djalli fshihet në detaje” Në pamje të parë për sytë e naivëve duket e zakonshme, por krejt e kundërta është e vërtetë. Kjo farë e keqe po luan pisët me çdo ndjenjë të pastër njerëzore. Duan që të pranohet Pedofilia nga shoqëria, madje nëpër shtete të ndryshme po kërkojnë që të ndryshojnë emrin sepse tingëllon keq”, shkruan një komentues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit