Si po e përdor Rama fatkeqësinë/ Gazetarja: Qeveria shmang ligjin dhe tenderon 3,7 miliardë lekë

Si po e përdor Rama fatkeqësinë/ Gazetarja:…

Gazetarja investigative e Open-Data, Aranita Brahaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar akuza të forta kundër qeverisë Rama.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, ajo shprehet se, qeveria po shmang ligjin e zakonshëm dhe po përdor aktin normativ të fatkeqësisë (të tërmetit).

Brahaj ka shkruar se kjo po bëhet për të tenderuar 3.7 miliardë lekë ndërsa ndërkohë në buxhet ka vetëm 0.7 Mld Lekë, pra as 20% buxhet.

“Të nxitosh se po jep zgjidhje urgjente, apo të nxitosh të kontraktosh klientin?’’, shkruan gazetarja duke lënë të nënkuptohet se Rama me Aktin Normativ të Fatkeqësisë po lëshon tendera të panevojshëm, duke tejkaluar buxhetin.

Postimi i plotë:

“Te nxitosh se po jep zgjidhje urgjente, apo te nxitosh te kontraktosh klientin? Duke shmangur afate dhe prodedura te rregullta dhe konkurente, Qeveria Shqiptare po shmang Ligjin e zakonshem dhe po perdor Aktin Normativ te Fatkeqesise ( termeti) dhe VKM per te tenderuar 3.7 miliarde leke ndersa ne buxhet he per he ka vetem 0.7 Mld Leke pra as 20% Buxhet”.

Tender – Open Procurement Albania

Qarkun Tirane-Lezha-Durres Burimi i Kredisë/Financuar nga: Burimi i Financimit: Fondi i Rindërtimit ne Buxhetin e Shtetit. Vlera e Kredisë sipas Monedhës Titulli i Projektit Programi i Rindërtimit Përshkrim i Projektit Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka shpallur kontraktime me vlerë 9 400 410 141 (nëntë miliard e katërqind milion e katërqind e dhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) Lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit