Si po kthehen rrjetet sociale në burim konfliktesh e vrasjesh për të rinjtë

Si po kthehen rrjetet sociale në burim…

Konflikte për motive banale që zhvillohen në rrjete sociale po bëhen shkak edhe për viktima mes të rinjve.

Vrasja e 19- vjeçarit ishte krimi më i fundit që tronditi vendin, por ende e freskët është edhe ngjarja në Gramsh, ku mbeti viktimë një 16-vjeçar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët ende nuk janë dënuar për veprën.

Sociologët ngrenë shqetësimin se po shtohet gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duke u bërë kështu pikënisja e konflikteve mes të rinjve. Në këtë situatë, rol me kryesor në parandalimin e këtyre krimeve sipas ekspertëve e ka familja dhe shkolla qe duhet të ushtrojnë një kontroll më të shtuar.

Ekzistenca e mjaft platformave sociale, si Tik-Tok, Instagram, YouTube apo Snapchat e kanë bërë thuajse të pamundur kontrollin e plotë të përmbajtjes së komunikimeve të tyre nga prindërit apo mësuesit. Në mjaft raste të miturit apo adoleshentet bien pre e kërcënimeve dhe fyerjeve nga bashkëmoshatarët e tyre.

Rasti më i fundit ishte vrasja e të riut në Fier Grei Bihuci, nga bashkëmoshatari i tij. Grei u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri ishte mes kushëririt të autorit dhe shokut të viktimës dhe nisi në rrjetet sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Muka donte të qëllonte shokun e Bihucit, por ky i fundit në tentativë për ta mbrojtur, ka ndërhyrë dhe mori plagë vdekjeprurëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit