Si po rrënohet godina historike e Radio Tiranës/ Vilës shekullore pritet ti zërë vendin shumëkatëshi i radhës

Si po rrënohet godina historike e Radio…

Godina historike e Radio Tiranës, e njohur edhe si Instituti i Kulturës Popullore, monument kulture i kategorisë së II, shpallur nga Ministria e Kulturës, është një tjetër objekt historik në kryeqytet drejt zhdukjes.

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullon pamja, e godines së famshme, në krye të rrugës së Kavajës, një nga vilat më të vjetra të kryeqytetit me vlera arkitektonike, e cila është lënë në rrënim.

Reagimi i parë ka ardhur nga forumi i trashëgimisë kulturore, të cilët kanë denoncuar godinës i janë hequr dyert dhe dritarët për gjithë natën, që siç duket po bëhet gati për shembje.

“Hiqen natën dyert dhe dritaret e ndërtesës historike të ish Radio Tiranës. Erion Veliaj lë në mëshirë të fatit dhe lejon shkatërrimin e një simboli tjetër të kryeqytetit shqiptar. Furia anti-memorie nuk ka të ndalur. Komuniteti është i pafuqishëm ndaj egërsisë për fitim të oligarkisë financiare. Objekti është monument kulture!”

Prej vitesh godina historike është liruar nga institucioni i Institutitn të Kulturës Popullore, ku ishte marrë me qera nga Ministria e Kulturës. Për ironi të fatit në sitin zyrtar të Bashkisë, jepet “biografia” e kësaj godine, si një pikë me interes për vizitorët, ku shkruhet:

“U ndërtua në vitin 1938 nga familja e pasur tiranase Kollçiu. Vila u sekuestrua me urdhër të Mbretit Zog dhe u përdor si qendra e Radio Tiranës deri më 1965. Vila është katër katëshe, ku njëri kat është nëndhe. Që në konceptimin fillestar të saj, vila është simetrike me dy hyrje kryesore dhe një tjetër nga mbrapa, që del në oborr.. Vila është neoklasike për shkak të përdorimit të tri kolonave të orderit të madh në lartësinë e dy kateve. Ato janë pa bazë dhe kapitele të sterilizuara.”

Me këtë godinë siç dihet lidhet historia e Radio Tiranës, që për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në ndërtesën e re në rrugën Kont Urani .

Mungesa e një marrëveshjeje në ndarjen e hapsirës së kësaj vile, apo të menaxhimit të saj, si dhe mungesa e interesit nga strukturat përkatëse, ka sjellë gjendjen e degraduar te sotme të saj. Aktualisht diskutohet që është marrë vendimi për shembjen e saj për ndërtimin e nje kompleksi banimi.

 

/Faxnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit