Hëngri darkë me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte

Hëngri darkë me familjen, më pas piu…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 51-vjeçar banues në lagjen “Donika Kastrioti” i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. Shpëtim Krasi ishte babai i dy fëmijëve.

Ai kishte darkuar qetësisht me familjen , kishte konsumuar “fotoksinën” dhe pastaj ishte shtrirë për të fjetur. Familjarët e kanë gjetur atë pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Mbasi ata kanë vënë re se nuk reagonte aspak dhe buzët i kishte të nxira kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i Krasit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku është kryer dhe ekspertiza ku ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak. 

Shpëtim Krasi punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat. Familjarët thanë se ai nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni dhe ishte një njeri i qetë.Kapet një tjetër shpërndarës heroine në Berat, e 'fundosi' kontrolli i  policisë - Shqiptarja.com

Sipas atyre Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Ata kanë deklaruar në polici se ai nuk hapej me askënd për problemet e tij familjare dhe ky mund të jetë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin.

Sipas burimeve zyrtare të policisë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe konfrimohet se vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.Berat, 15 kriminelët më të kërkuar ende në liri, pavarësisht se të dënuar –  RTSH-Radio Televizioni Shqiptar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit