Qeveria rriti borxhin publik, tani ngre çmimet që ta shlyejnë qytetarët

Qeveria rriti borxhin publik, tani ngre çmimet…

Qytetarët shqiptarë po shlyejnë borxhin publik që merr qeveria si pasojë e veprimeve të saj. Në vitin 2020 borxhi publik i vendit tonë arriti në nivele rekord mbi  74.5% të PBB. Asaj kohe qeveria u justifikua me faktin se po merren borxhe për të përballuar krizën që solli tërmeti i vitit 2019 dhe më pas pandemia Covid-19 që shpërtheu në mars të vitit 2020. Në fakt edhe para tërmetit, në 2019 borxhi publik ishte në nivele të larta rreth 66%. Plus shtojmë këtu faktin që me taksat tona dhe buxhetin që harton, qeveria duhet të kishte një fond shtesë dhe një plan për në rast të fatkeqësive natyrore. Por, ky rregull nuk ishte zbatuar dhe qeveria vazhdoi të merrte borxhe, ndërsa vendi vazhdonte të zhytej në krizë të thellë ekonomike.

Ndërkaq, tani këto borxh po e paguajnë qytetarët shqiptarë. Kjo është një nga arsyet që në vendin tonë çmimet kanë shkuar në stratosferë dhe më lartë se në vendet e rajonit. Këtë fakt e vërteton raporti i fundit i Ministrisë së Financave.

Ministria e Financave raportoi se raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto arriti në 68.8% në fund të vitit 2022 sipas dokumentit të Kuadrit të Makroekonomik 2024-2026. Pas zgjerimit me rreth 74.5% të PBB-më 2020 treguesi shënoi rënie për shkak të situatës së mirë fiskale që erdhi kryesisht nga rritja e çmimeve të lëndëve të para. Arkëtimet buxhetore pësuan rritje me rreth 13% vitin e kaluar ose rreth 588 milionë euro më shumë se në vitin 2021. Një pjesë e madhe e rritjes i dedikohet inflacionit te lartë.

Ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë u rriten edhe çmimet e bulmetrave. Çka bën që qytetarët të kursejnë edhe më shumë, pasi nuk përballojnë dot as ushqimet e shportës bazë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit