"Si sevap për fukarain”/ Pensionistët në Durrës të pakënaqur për bonusin: Pas 14 majit na i marrin prapë

“Si sevap për fukarain”/ Pensionistët në Durrës…

Edi Rama u përpoq të joshte pensionistët për zgjedhjet lokale duke i ofruar atyre një bonus prej 5 mijë lekë të reja. Bonusi u shpërnda me argumentin se pensionistët nuk po përballojnë dot krizën, por këtë skemë të moshuarit në Durrës nuk e kapërdijnë kollaj. Ata janë shprehur se pagesa që morën është e papërfillshme për të jetuar një muaj me rritjene çmimeve.

Mesatarisht pensionistëve Rama u dha 166 lekë, të mjaftueshme për një bukë dhe një kafe mëngjesi. Të vetëdijshëm që këto para nuk janë një shpërblim por një borxh që qeveria do t’ua marri sërish, pensionistët nuk janë shprehur optimist për politikat që po ndjekin socialistët në pushtet.

Duhet ta shtojë pensionin, ne s’jemi të kënaqur me 50-çen. Më mirë mos ta kishte dhënë fare se me 5 mijë lekësh nuk bëhesh i gjallë po dhe i vdekur të jesh nuk cohesh.

Ti rrisësh një nënpunësi në kryeministri 1 milion e ca lekë ndërsa pensionistit sikur po ia jep për sevap një fukarai. Ne na rujt Zoti.

Pas 14 majit i marrin prap.

Duhen rritur pensionet. Ne duam të hamë çdo ditë, jo vetëm një ditë.”– kanë thënë disa nga pensionistët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit