SI SOT/ "14-vjeçarin në Seman ‘e mbyti’ Bufi i Roskovecit, i hoqi ndihmën ekonomike"

SI SOT/ “14-vjeçarin në Seman ‘e mbyti’…

Katër vite më parë, më 11 gusht 2022, një tragjedi e rëndë tronditi familjen Sako në fshatin Suk-1 të Roskovecit. 14-vjeçari, i biri i Novruz Sakos, kishte dalë për të peshkuar në lumin Seman, por u zhduk në ujërat e lumit. Pas rreth 24 orësh kërkime nga banorët dhe Policia, trupi i të miturit u gjet pa shenja jete. Djali kishte trashëguar zanatin e peshkimit nga babai i tij, i cili kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Në atë kohë, vëllezërit dhe motrat e 14-vjeçarit treguan për vështirësitë e mëdha ekonomike të familjes, e cila përbëhej nga nëna dhe tetë fëmijë. Ata thanë se familja mbahej me të ardhurat që nëna siguronte duke punuar me ditë, pasi nuk kishte një punë të qëndrueshme. Tragjedia ishte edhe më e rëndë pasi rreth 10 vite më parë, një tjetër fëmijë i familjes, vetëm 7 vjeç, kishte humbur jetën nga mbytja.

Në redaksinë e JOQ Albania mbërriti atëherë një denoncim i fortë, ku një banor i Suk-1 akuzonte kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, se familjes Sako i ishte hequr ndihma ekonomike, pavarësisht gjendjes së rënduar sociale.

Denoncimi:

Pershendetje Jam nje banor i fshatit Suk-1 ne bashkine e Roskovecit. Dua te denoncoj kryetaren e bashkise Majlinda Bufi si njeriu qe mbyti djaloshin 14 vjec te Novrus Sakes qe u mvyt ne Lum. Pse e them kete. Familjen e Novruzit te shkret e njojm te gjith ne fshat. Jane hadhexhinj ne kulmit. Skane buk te han. Novrusi vet ka 4 vjet qe ka vdekur. Asnje person nuk kujdes per ata kalamaj. Ca kalamaj kane dhe probleme te tjera. Vetem ky djali qe ishte i sakt punonte ne sera per te ushqyer te tjeret. Leker qe mirrte ia jepte mamas se tij. Shkonte dhe gjuante per peshk per te siguruar nje vakt ushqim. Tani kur kjo familje me 100 hadhe ska buk te haj, Majlinda Bufi si kryetare bashkie i heq ndimen ekonomike. Nga ajo qe Majlinda i hoqi ndihmen ekonomike ky flori djale shkonte ne lum per peshk se nuk ushqeeshin dot. Kjo bashki ka sy ka zemer te mendoj kur i heq ndihmen ekonomike. Prandaj them qe majlinda bufi e mbyti ne lum se eshte katile ne shpirt. Sic vrau ate djalin ne tiran Erjon Velija, ate Ardit Gjoklajn ashtu mbyti ne lum edhe majlinda cuni e Novruzit te shkret. Majlinda eshte kriminele nga shpirti. Qo eshte e verteta. Faleminderit.

Sot, katër vite pas tragjedisë, historia e familjes Sako rikthehet si një kujtesë e fortë për varfërinë, mungesën e mbështetjes sociale dhe pasojat e rënda që mund të kenë familjet në nevojë. Pyetja që mbetet për t’u ngritur është nëse institucionet vendore kishin bërë gjithçka që duhej për të mbështetur një familje me nëntë anëtarë, e cila, sipas dëshmive të dhëna në atë kohë, jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit