SI SOT/ Fitorja historike ndaj Greqisë dhe vrasja e Palushit! Lavdi dhe dhimbje

SI SOT/ Fitorja historike ndaj Greqisë dhe…

Sot do të rikujtojmë një nga ditët më të veçanta dhe njëkohësisht më të dhimbshme për shqiptarët. Më 4 shtator 2004, në stadiumin “Qemal Stafa”, Shqipëria mposhti me rezultatin 2-1 Greqinë, e cila vetëm pak muaj më herët kishte fituar Kampionatin Europian. Golat e Adrian Aliaj dhe Edvin Muratit i dhuruan kombit një fitore historike, duke ndezur festën në të gjithë vendin, me flamujt kuqezi që valëviteshin në rrugë.

Por ajo fitore u shoqërua me një ngjarje tragjike në ishullin Zakinthos të Greqisë. Gramoz Palushi, një 20-vjeçar shqiptar, u vra me thikë teksa festonte fitoren e Shqipërisë me flamurin kuqezi. Sipas raportimeve të kohës, autori ishte greko-amerikani Panagiotis Kladis, ndërsa ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në komunitetin shqiptar. Palushi u bë simbol i një nate që për shqiptarët nisi me festë dhe përfundoi në tragjedi.

Sot, 22 vite më pas, 4 shtatori mbetet i lidhur me dy kujtime të forta: gëzimin e fitores historike ndaj Greqisë dhe dhimbjen për humbjen e jetës së Gramoz Palushit. Kujtimi i tij vijon të mbetet pjesë e memories së shqiptarëve, si një thirrje për të mos harruar një ngjarje tragjike që ndodhi në një natë kur sporti duhej të ishte vetëm festë dhe krenari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit