Pesë vite më parë, në shtator të vitit 2020, një video bëri xhiron e rrjeteve sociale ku disa anëtarë të Partisë Socialiste në Dibër, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të kryesisë së partisë, dolën publikisht duke grisur teserën e PS-së. “Ata zunë karriget dhe nuk pyetën më për organizatën, për popullin, për askënd”, deklaroi një prej anëtarëve.
Ky akt simbolik i revoltës politike u mbështet nga disa socialistë të tjerë lokalë, të cilët gjithashtu grisën teserën dhe u shprehën se ndiheshin të tradhtuar. Ata ngritën zërin për një PS më afër njerëzve, më të përgjegjshme dhe më pak arrogante në pushtet. Mesazhi i tyre ishte i qartë: “Me njerëz të pabesë nuk qëndrohet në një rresht”.
Pesë vite më pas, lindin pyetjet:
Si ndihen sot socialistët në tërësi?
Po socialistët dibranë të cilët treguan guxim dhe grisën teserën para 5 viteve, ndonëse nuk iu tha kush çyrykë?
A ka arritur Partia Socialiste t’i mbajë afër idealet dhe njerëzit që e ndërtuan, apo është kthyer në një strukturë të mbyllur, larg realitetit të anëtarësisë dhe halleve të qytetarëve që dikur i besuan?