Si sot një vit më parë nisi beteja me Covid-19, Manastirliu: Me vaksinimin drita në fund të tunelit po qartësohet

Si sot një vit më parë nisi…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kujtuar nisjen e betejës me koronavirusin si sot një vit më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se stafet mjekësore kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë.

Sipas saj, me intensifikimin e vaksinimit kundër Covid-19, drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet.

Postimi i plotë:

Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës

Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.

T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.

Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit