
Se si të kuptoni kur një vezë është e freskët dhe e mirë për t’u ngrënë jua tregojmë ne!
Sikurse shihet në këtë foto për ta zbuluar na duhet një gotë plot me ujë. Marrim vezën dhe e vendosim brenda gotës me ujë.
Nëse veza bie në fund të gotës e shtrirë atëherë do të thotë se është e freskët. Nëse veza bie në fund të gotës, por jo e shtrirë atëherë do të thotë se duhet të hahet së shpejti. Kurse nëse veza kur e fut në gotë me ujë nuk bie poshtë, por qëndron në sipërfaqe atëherë do të thotë se veza është shumë e ndenjur.
