Si të kuptoni se po ju bien më shumë flokë “seç duhet”

Si të kuptoni se po ju bien…

Është normale që flokët bien çdo ditë por duhet të kuptojmë kur rënia e flokëve është më e madhe se normalisht dhe të bëjmë ndryshime në rutinën për kujdesin e flokëve.

50 deri në 100 qime flokë na bien në ditë dhe është normale të shohësh disa fije në jastëkun tënd në mëngjes ose në tualet pas dushit. Sasia e flokëve që bien mund varen nga gjatësia dhe trashësia e tyre, madje edhe nga lloji i jastëkut në të cilin flini.

Por nëse shikoni pjesë të lëkurës së kokës po fillojnë të duken pa flokë mund të keni arsye të shqetësoheni. Ja disa këshilla si të kuptoni se po ju bien më shumë flokë se zakonisht.

Provoni  të tërhiqni flokët butësisht.

Një nga mënyrat për të kuptuar nëse po humbni më shumë flokë se normalisht është duke mbështjellë në gishta afërsisht 60 fije dhe duke i tërhequr butësisht. Normale është të bien jo më shumë se tre fije.

Shihni me vëmendje sa flokë bien.

Është normale të humbasësh pak flokë kur bën dush, dhe gjithashtu mund të humbasësh ca më shumë kur t’i krehësh më pas. Por nëse vazhdimisht vëreni shumë flokë në dyshemenë e tualetit, kjo mund të jetë një shenjë rënies së flokëve.

Provoni të numëroni fijet që bien.

Një mënyrë tjetër për të përcaktuar nëse po humbisni shumë flokë është duke i larë ato për 60 sekonda dhe duke numëruar numrin e fijeve që bien. Humbja e rreth 10 qimeve është normale, dhe nëse bien aq, nuk duhet të shqetësoheni për rënien e tepërt të flokëve.

 Shikoni bishtin kur kapni flokët.

Trashësia e bishtit të flokut ju tregon nëse keni sasi normale të flokëve apo floku po ju rrallohet. Një bisht i hollë mund të jetë shenjë se duhet të konsultoheni me një mjek. Po ashtu duhet të keni parasysh se nëse i tërhiqni shumë flokët kur i kapni po ndihmoni në rënien  e tyre.

Kontrolloni kokën nëse keni pjesë pa flokë.

Nëse keni përjetuar rënie të shpeshtë të flokëve, mund të ndodhë që të keni pjesë tullace në kokë.

Nëse vini re diçka të tillë, është një nga shenjat e para të rrallimit të flokëve.

Nëse skalpi është shumë i dukshëm, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se po humbisni shumë flokë.

Shikoni jastëkun tuaj në mëngjes.

Është normale të bien 5 deri në 20 fije floku gjatë natës, veçanërisht nëse jeni duke fjetur në një jastëk pambuku. Ata thithin lagështinë nga flokët tuaj, duke e lënë atë të thatë dhe të brishtë. Por nëse shikoni  shumë flokë në jastëkun tuaj në mëngjes, kjo potencialisht mund të jetë një shenjë e rënies së tepërt të flokëve.

Burimi: Bright Side

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit