Si të rrezikosh jetën për një like/ Një 15 vjeçar shtrihet në mes të autostradës duke rrezikuar jetën e tij, për një video dhe disa like në rrjetet sociale

Si të rrezikosh jetën për një like/…

Pesëmbëdhjetë vjeç, i shtrirë në mes të rrugës që miqtë e tij, 5/6 vajza dhe djem të moshës 12 vjeç e lart, të filmojnë skenën me telefonin e tyre. Garën e pabesueshme për një like në rrjetet sociale, e ndërpret një çift që po udhëtonte në autostradë. Ata ndalojnë makinën dhe ndërpresin “lojën”.

“Ai që ishte shtrirë në mes të rrugës iku me vrap por miqtë, disa prej të cilëve pak më shumë se fëmijë, arritëm t’i ndalonim në pritje të ardhjes së policisë,” thonë Ilaria dhe Roberto.

Policët i identifikuan të gjithë dhe morën emrin e pesëmbëdhjetë vjeçarit i cili pak minuta më parë vuri jetën në rrezik duke u shtrirë në mes të autostradës.

Nga hetimet, doli se kjo nuk ishte hera e parë. Në një nga telefonat që një prind ka vënë në dispozicion të hetuesve ka disa video shqetësuese. Imazhe që tregojnë sfida të tilla: futen në një kuti kartoni dhe vendosen në mes të rrugës duke pritur që makinat që mbërrijnë, të shmangin pengesën.

Sfida e fundit me rrezik të lartë, u ndërpre vetëm sepse çifti që ndaloi makinën nuk u largua: “Asnjë nga ata që kalonin aty nuk u ndal – konfirmojnë Ilaria dhe Roberto, të cilët morën mesazhet e falënderimit nga nëna e 15 -vjeçarit. Ne nuk mund t’i fajësojmë fëmijët për disa sfida pa kuptim në mediat sociale nëse të rriturit, në vend që të ndërhyjnë, largohen duke bërë sikur nuk i shohin».

«E gjithë kjo është rezultat i shoqërisë së imazhit, të një bote në të cilën ndikuesit menaxhojnë politikat rinore. Janë të rriturit ata që u thonë të rinjve se ata duhet të jenë të jashtëzakonshëm. Nëse fëmijët i keqinterpretojnë këto provokime, ata që duhet të merren në pyetje janë të rriturit» shpjegon psikologu.

Bota sot ju thotë se ju ekzistoni vetëm nëse jeni të popullarizuar dhe gjithçka duhet të tejkalohet në mënyrë që përkufizimi i vetes që kryen atë gjest, të ekzistojë virtualisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit