Si të zbulosh Patronazhistin tënd, mjafton vetëm emri! Sajti ku mund të bëni kërkime

Si të zbulosh Patronazhistin tënd, mjafton vetëm…

Databasa me të dhënat, që pretendohet se i përkasin Partisë Socialiste, ka përfunduar edhe në adresa të ndryshme nëpër rrjet.

Një faqe është hapur me emrin “Patronazhisti im”, por ndryshe nga adresa e parë, duhet vetëm emri dhe mbiemri juaj dhe lehtësisht mund të zbuloni personin që kujdeset për ju dhe orientimin e votës suaj.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al.

Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.

Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit