Si u arratis? Në arrest shtëpie, Fatjon Murati kaloi më 19 janar kufirin dhe u kthye prap

Si u arratis? Në arrest shtëpie, Fatjon…

Ndërsa në lokalin e tij u krye masakra ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë, Fatjon Murati ishte arratisur jashtë Shqipërisë. Ai ndodhej nën arrest shtëpie, pasi kishte vetëm disa ditë që ishte liruar nga qelia, por kjo nuk e ka penguar atë që të lëvizë jashtë dhe brenda vendit pa asnjë pengesë.

 Nga detajet e fundit të publikuar bëhet me dije se më 19 janar 2023, Fatjon Murati ka dalë nga pika kufitare e Morinës edhe pse do të duhet të ishte në Shqipëri, për të vijuar gjykimin për armëmbajtje pa leje. Vula e daljes është  e regjistruar në sistemin TIMS. Ai doli më 19 janar dhe u kthye disa ditë më vonë.

Kjo tregon se policia kufitare është treguar e papërgjegjshme dhe nuk ka arritur të verifikojë se Murati posedon një masë me arrest shtëpie. Kështu ai ka kaluar rehat edhe kur  iku jashtë edhe kur u kthye.  Nga janari ai mendohet se ka qenë në Shqipëri deri dy ditë para masakrës së Don Boskos, një atentat që dyshohet se kishte si shënjestër Fatjon Muratin. Edhe herën e dytë ai sërish ka lëvizur i lirë drejt Turqisë dhe asnjë verifikim. Mendohet se ai u ndihmua nga Endrit Dokle që të arratisej.

Kujtojmë se masakra ndodhi më 12 mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit