Si u ndoq dhe u ekzekutua biznesmeni në Fier, pronari i lokalit të njohur

Si u ndoq dhe u ekzekutua biznesmeni…

Mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua në Fier me armë zjarri në një atentat mafioz një biznesmen i njohur në Fier. Emri i tij është Demir Backa 57-vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 pranë ish QTU-së në këtë qytet. Ai ishte biznesmen i njohur në Fier, pasi kishte një lokal në qendër të qytetit të quajtur “Piazza”.

Persona të paidentifikuar e qëlluan Demir Backën me kallashnikov duke i shkaktuar plagë të renda. Për pasojë ai ndërroi jetë në spital.

Ngjarja bëri bujë të madhe në qytet dhe në media. Viktima ndodhen në makinë në momentin e atentatit Ai ishte me një “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash. Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit