Si u zbulua vrasësi i biznesmenit Behar Sofia, Enejt Shyti harroi rrobat dhe maskën tek Liqeni

Si u zbulua vrasësi i biznesmenit Behar…

Enejt Shyti, ekzekutori i Behar Sofisë nuk do të ishte zbuluar dot kurrë, nëse nuk do të ishte ai vetë që do të harronte ose largohej pa zhdukur rrobat me të cilat kreu krimin.

Ai harroi maskën anti-COVID, rrobat dhe biçikletën tek Kodrat e Liqenit nga ku u largua për të shkuar në Malin e Zi ku u fsheh pas vrasjes.

Grupi hetimor i gjeti rastësisht këto sende gjatë kontrolleve për masat anti-COVID, ku policia ka gjetur rrobat tek Liqeni. Në këtë moment është bërë krahasimi i ADN-së së gjetur tek rrobat me atë të të riut pas arrestimit dhe është zbuluar se përkon.

Ai është Enejt Shyti. I riu 24-vjeçar, i papunë në Shqipëri por bojaxhi në Malin e Zi, jeton qira me nënën e tij në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Ai akuzohet tashmë si ekzekutori i Behar Sofisë dhe e ka pranuar edhe vetë krimin e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit