Si vjedhin call center-at? Gazetarja zbulon skemën, shifra e frikshme që kanë zhvatur

Si vjedhin call center-at? Gazetarja zbulon skemën,…

Pas sinjaleve që janë marrë nga shtete të ndryshme europiane, ku shumë qytetarë të tyre janë mashtruar me shumë para, me pretendimin që t’i investonin në bursë, SPAK është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet për të pakëtn 10 biznese “Call Center” në vendin tonë. Lidhur me vjedhjet që bëjnë call center-t e vendit tonë, ka reaguar edhe gazetarja Lindita Çela. E ftuar në një emision televiziv Çela tregoi mënyrën se si funksionojnë këto call center-a dhe se si arrijnë të mashtrojnë.

Gazetarja:

Është një armatë e tërë punonjësish që bëjnë mbi 300 telefonata në ditë. Kemi rreshtin e parë të telefonatave që janë punonjës të themi, të nivelit të parë, pa ekspertizë, detyra e tyre është vetëm të bindin. Fillon joshja me 100 Euro. Me 100 Euro në platforma të caktuara që i tregohen klientit. Platformat janë fake, sepse po të futesh në bursë, këto platforma nuk ekzistojnë. Klientëve u tregohet sesi X produkt ka këtë vit në bursë, ka këtë vlerë financiare. Binden personat. Momentin që binden persona, operatori i nivelit bazik bën shënimet. Më pas, janë operatorët e nivelit të mesmë. Ata kanë për detyrë që personat që kanë investuar 100 Euro ta çojnë në 1 000 Euro. Pjesa që kalon, kemi tavolinën e ekspertëve, e mjeshtrave. Detyra e këtyre personave është të bindin të shkojnë investimet e tyre në vlerat që ne kemi zbuluar që kanë shkuar deri në 400 000 Euro dhe fitimet janë të mëdha. Personat investojnë. Duke qenë se janë të moshuar, i japin akses operatorit që edhe nëpërmjet teamvieër të futet në kompjuterin e tyre, t’u japin të gjitha të dhënat dhe kartat. Mënyra e pagesës është në të gjitha format. Të gjitha këto para shkojnë në një llogari të caktuar. Kompania mëmë është ajo që kujdeset për degët. Shkojnë në X kompani. Unë si qytetar rri me idenë që kam investuar dhe do marr fitimin. Për x periudhë kohore, le të themi 1 muaj, 2 muaj, sigurisht në këtë platformën e manipuluar ti e ndjek rritjen, por është diçka fake, e klonuar. Vazhdojnë duke investuar dhe një ditë zhduket.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit