‘Sidi’ shqiptari arrestohet në Itali me 18 mijë euro cash dhe makinë luksoze

‘Sidi’ shqiptari arrestohet në Itali me 18…

Një kontroll rutinë rrugor i Policisë së Shtetit në Monza ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari me origjinë shqiptare, Rafael Kola, i njohur me nofkën “Sidi”, i dyshuar për pastrim parash.

Gjatë kontrollit të automjetit luksoz me të cilin lëvizte i riu, efektivët gjetën 18 mijë euro cash të ndara në prerje të ndryshme, për të cilat ai nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi prejardhjen.

Pas verifikimeve në sistemet e policisë, rezultoi se ndaj tij kishte disa procedime të mëparshme penale, kryesisht të lidhura me narkotikët, si dhe një urdhër arresti në fuqi për akuzën e pastrimit të parave.

Hetimet, sipas autoriteteve, nuk kanë nisur me ndalimin e tij në Monza, por kanë qenë pjesë e një operacioni më të gjatë hetimor që ka zgjatur muaj me përgjime telefonike dhe ambientale, duke shtrirë aktivitetin në zona të ndryshme të Italisë, përfshirë Varese dhe Brescia, si dhe lidhje me jashtë vendit.

Sipas dosjes hetimore, i riu përdorte nofkën “Sidi” në komunikimet e tij dhe dyshohet se kishte një rol koordinues në lëvizjet financiare dhe logjistike, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe lidhje të mundshme me rrjete më të gjera të trafikut të drogës.

Pas arrestimit, 27-vjeçari është dërguar në burg dhe është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit