Sidnej bie pre e një tjetër sulmi me thikë, goditet në kishë kleriku dhe disa besimtarë

Sidnej bie pre e një tjetër sulmi…

Një klerik dhe disa besimtarë janë goditur me thikë gjatë një shërbese kishtare, ne Sidnej ditën e sotme.

Një video qarkullon në rrjete sociale ku tregohet momenti kur agresori doli përballë Mar Mari Emmanuel dhe e goditi duke e parë në sy. Ky sulm vjen pas një masakre që ndodhi para dy ditësh në Sidnej në një qendër tregtare ku mbetën të vdekur gjashtë persona mes tyre edhe një foshnje 9 muajshe.

Disa të tjerë u përpoqën menjëherë të ndërhynin ndërsa britmat dëgjoheshin në kishë.

Policia tha se asnjë nga të lënduarit nuk mori lëndime kërcënuese për jetën dhe se ata u trajtuan nga mjekët në vendngjarje përpara se të dërgoheshin në spital.

“Policia vazhdon të punojë për rivendosjen e rendit”, tha forca në një deklaratë. “Një reagim i madh i policisë është duke u zhvilluar dhe publikut i kërkohet të shmangë zonën.”

Peshkopi është një figurë e njohur në komunitetin lokal, tha Saliba.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit