Sidoreli dhe Alfredi planifikuan atentat në Sarandë, kush ishte shënjestra?

Sidoreli dhe Alfredi planifikuan atentat në Sarandë,…

Personat në foto janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç, dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, të dyshuar si autorë të atentatit të parandaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sipas burimeve, ata ndodheshin në dy automjete të ndara dhe janë arrestuar nga policia në momentin kur kishin ndaluar dhe po kontrollonin armët.

Moriseni dhe Kaja u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë në muajin maj të këtij viti. Grupi hetimor po verifikon nëse prania e tyre në atë zonë lidhet me një plan të mundshëm për një tjetër ngjarje kriminale.

Të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime deri më tani, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit