Siguria 0! 130 ton misër ‘i kontaminuar me aflatoksinë’, i bllokuar nga AKU dhe depozituar tek MODI SHPK, ‘zhduket pa gjurmë’

Siguria 0! 130 ton misër ‘i kontaminuar…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar zhdukjen e 130 tonëve misër të importuar nga Serbia, të cilët ishin depozituar në magazinat e firmës MODI SHPK në Shkodër.

Sipas AKU-së, misri ishte bllokuar fillimisht për tre muaj, në shtatë ngarkesa të ndara, për shkak të pranisë së aflatoksinës, një myk toksik që mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Megjithatë, pas këtij bllokimi, të 130 tonët e misrit “zhdukën” nga magazinat e kompanisë, duke ngritur dyshime për destinacionin e tyre.

Dokumentet zyrtare të MODI SHPK-së tregojnë se misri ishte destinuar për përdorim tek shpendët dhe kafshët. Por gjurmueshmëria e produkteve sipas faturave dhe të dhënave të tatimeve mungon, duke lënë të paqartë se ku përfunduan në të vërtetë 130 tonët e misrit të kontaminuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit