Siguria e ushqimit/ Ambasada e SHBA: Përgjegjësi e qeverisë, prodhuesve dhe konsumatorëve

Siguria e ushqimit/ Ambasada e SHBA: Përgjegjësi…

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një mesazh në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit.

Ambasada deklaron se siguria ushqimore duhet të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime që ndihmojnë në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga ushqimi.

Gjithashtu theksohet se siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve.

“Sot është Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, një ditë që kërkon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime që ndihmojnë në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, qasjen në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë luajnë një rol në rrugëtimin nga ferma në tryezë për t’u siguruar që ushqimi që konsumojmë është i sigurtë dhe nuk do të shkaktojë dëme në shëndetin tonë. Pavarësisht nëse rrisni, përpunoni, transportoni, depozitoni, shpërndani, shisni, përgatisni, shërbeni, ose konsumoni ushqim, ju luani një rol në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në faqen zyrtare./ CNA.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit