“Siguria në maksimum”/ Luani mbahet në kafazin e restorantit

“Siguria në maksimum”/ Luani mbahet në kafazin…

Një luan i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit dyshohet se është futur në Kosovë në mënyrë ilegale.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka deklaruar se nuk kanë të dhëna se kafsha i është nënshtruar kontrollit doganor.

Sipas tij kafsha është kontrabanduar.

“Jemi duke hulumtuar për këtë mirëpo nuk figuron se kemi pasur zhdoganim.

Ka mundësi që ka hyrë në të zezë.

 Edhe njëherë do të kontrollojmë të gjitha të dhënat në lidhje me këtë” ka thënë ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit