Siguria për mbrojtjen nga Covid/ Asgjësohen 11 ton produkte ushqimore

Siguria për mbrojtjen nga Covid/ Asgjësohen 11…

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka kryer 431 inspektime dhe monitorime në të gjthë vendin.
Edhe gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të AKU kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimeve është konstatuar se plotësohen kushtet higjieno-sanitare për të ushtruar aktivitetin si dhe disponohet dokumentacioni për sigurinë ushqimore. Ndërkohë vijohet me këshillimet për zbatimin me përpikmëri të protokollove të sigurisë kundër COVID-19.

Janë asgjësuar 11 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 16 mostra për monitorim të qumështit, për ngarkesën mikrobike dhe qelizave somatike.
AKU do të vijojë të jetë e pranishme në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit