‘Sikur dole nga ‘Përputhen’/ Fansat 'kryqëzojnë' Taynën dhe këngën e re të saj

‘Sikur dole nga ‘Përputhen’/ Fansat ‘kryqëzojnë’ Taynën…

Tayna ka publikuar mbrëmë në mesnatë, këngën e saj më të re, por fansat nuk duket se e kanë pritur mirë.

Veshja e saj në videoklip si personazhi “Cruella”, në filmin “101 Dalmatët”, bëri zhurmë në media dhe rrjete sociale.

Mirëpo, pas publikimit, komentet e fansave nuk ishin ato që priteshin. Këngëtarja nuk i përmbushi pritshmëritë e fansave të saj, të cilët u shprehën se kishin pritur më shumë prej saj.

Një pjesë shkruanin se i mungonte Tayna e vjetër me tekstet e bukura dhe stil në të kënduar, ndërsa të tjerë e krahasuan me personazhet e “Përputhen”, shumica e të cilëve pa talent, i janë futur muzikës.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit