Silva Bino: Besojmë se ka hyrë varianti Britanik dhe Afrikan, kemi dërguar në Londër 50 mostra

Silva Bino: Besojmë se ka hyrë varianti…

Shqipëria me gjasë ka në qarkullim të dy variantet e reja të koronavirusit, edhe atë britanik dhe atë që vjen nga Afrika e Jugut. Lajmi u dha nga Silva Bino, shefe e epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik. Bino tha se janë dërguar 50 monstra për t’u testuar në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku ende s’ka ardhur një përgjigje, por që nga vëzhgimi në laborator, shihet se variantet e reja të COVID19 po qarkullojnë në Shqipëri.

BASHKËBISEDIMI ME GAZETARËT:

Ogerta Manastirliu: Përpara se të lë që t’i përgjigjet kësaj pyetjej drejtorja e ISHP-së, doja t’jua thoja që ISHP-ja dërgon në mënyrë të herëpashershme mostra të ndryshme. Ky është një proces që ne kemi ndjekur në vijimësi, për detaje konkrete dhe për mënyrën se si po aplikohet në lidhje me variantet e reja, ISHP-ja po bashkëpunon me Institutin e Shëndetit Publik të Turqisë.

Albana Fico: Ne kemi në punën tonë, bashkëpunimin dhe checkimin me referencat e mëparshme që kemi dërguar gjihtmonë mostra. Ne kemi marrë sinjale laboratorike në atë situatë dhe kemi qenë tejet të kujdesshëm. Janë të ndryshme dhe kanë një qasje biologjike që të çon të mendosh se është një variant i ri. Ky nuk është një tampon që bëhet brenda ditës, në laborator në mënyrë intensive profesoreshë Silva mund ta konfirmojë këtë gjë, ne po testojmë edhe për gripin sezonal.

Silva Bino: 50 mostra janë dërguar. Dyshojmë se të dy variantet janë prezent në vendin tonë, edhe ai i Britanisë së Madhe dhe ai i Afrikës së Jugut, flasim për situatën epidemiologjike. Laboratorët e referencës janë të ngarkuar por na kanë garantuar se monstrat tona do të ekzaminohen.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit