Silva Bino: Në QSUT kanë tangërllëk, nuk vendosin maska mbrojtëse

Silva Bino: Në QSUT kanë tangërllëk, nuk…

Rastet e shumta me koronavirus në vend gjatë ditëve të fundit kanë ngritur shqetësime në institucionet shëndetësore por edhe të publikut. Për të folur me situatën epidemike jo të favorshme dhe lidhur me vatrat infektive në qendrat shëndetësore ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Juli Xhokaxhi në “Byro Politike”, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Bino tha:

Rastet pozitivë për koronavirus ditën e sotme nuk mund të quhen vatër infeksioni edhe pse ajo e pranoi që në këto raste ka pasur të infektuar edhe nga QSUT. Sipas Binos ky infeksion në qendrat shëndetësore dhe në QSUT ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor të cilët nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllik dhe nuk e vendosin maskën edhe kur ja u kërkon si domosdoshmëri.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrezikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë  me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim stríkt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen”, tha Bino.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit