Silva Bino nga Korça: Për dy ditë vaksinojmë 500 bluza të bardha

Silva Bino nga Korça: Për dy ditë…

Silva Bino: Sot nisi vaksinimi për të gjithë Prefekturën e Korçës. Do të vaksinohen mjekët, infermierët sanitaret, mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina që po aplikohet është Pfizer, ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër. Nuk kemi pasur raste të efekteve anësore të personave që kanë vaksinuar. Në dy ditët e para në Korçë do vaksionohen rreth 500 bluza të bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore. Vaksinimi masiv do të fillojë pas vaksinimit të kategorive në risk. Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti. E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetarët duhet të respektojnë masat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit