Detaje të reja janë zbuluar ekskluzivisht nga TVA News lidhur me arrestimin e dy grave ditën e sotme në Sarandë, nën dyshimet se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase të mitur.
Sipas njerëzve që i njohin dy gratë e arrestuara, Silvana Osmani 42-vjeçe dhe Luljeta Deda 39-vjeçe, ato kanë rreth 3 muaj që ushtrojnë aktivitetin e prostitucionit dhe për këtë është në dijeni gjithë qyteti i Sarandës.
Një burim i tha TVA se Silvana Osmani është nënë e 3 vajzave, dhe është e martuar. Ajo e ka denoncuar disa herë bashkëshortin në polici me pretekstin se e dhunon.
“Dy gra janë arrestuar në Sarandë, Silvana Osmani 42-vjeçe dhe Luljeta Deda.
Po ju çoj foto. Kjo brunja është Silvana me origjinë nga Mirdita por jeton në Sarandë dhe ka tre vajza. Kjo ka një lokal dhe e kthen për prostitucion. Ka diku te tre muaj që është bërë publike, e di gjithë Saranda. Mund të ketë dhe më shumë.
Bjondja është Luljeta Doda. Silvana u ka dhënë një edukatë shumë të keqe vajzave. Të pyesësh vajzat e tjera do të thonë më shumë. Ajo është e martuar, e ka çuar nja 7 herë burrin në burg gjasme e dhunon.
Dhe ai një kategori ka me këta, pasi i ka lëshuar me vajza me këtë i ka dhënë liridalje”, shkruan qytetarja.
Policia më herët në njoftimin e dy tutorëve ndër të tjera bëri të ditur se janë sekuestruar dhe para, të dyshuara të përfituara nga shfrytëzimi i të miturave. Identiteti i vajzës së mitur nuk është bërë publik, teksa nuk përjashtohet mundësia që vajza të tjera të kenë rënë preh e tutoreve.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” tha policia.

