Silvinjo merr pasaportën shqiptare, lojtarët bëhen “diplomatë”

Silvinjo merr pasaportën shqiptare, lojtarët bëhen “diplomatë”

Kombëtarja shqiptare është vlerësuar për arritjet në Euro2024. Sigurimi i kualifikimit i ka dhënë mundësi lojtarëve dhe stafit të gëzojnë edhe në aspektin monetar si dhe atë professional. Fillimisht është ndar një fond prej 1.9 milionë euro, para të marra nga arka Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Më tej për lojtarët dhe stafin është organizuar një mbrëmje nga ku janë ndarë edhe vlerësime.

Silvinjo, trajneri që përsëriti historinë e Europianit, ka marr pasaportën shqiptare. Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, është shprehur trajneri i Kombëtares pasi iu dorëzua shtetësia. I lumtur për suksesin e arritur me kuq e zinjtë, Silvinjo është ndjerë mjaft mirë edhe nga pritja e ngrohtë e tifozëve që kanë mbështetur çdo ndeshje.

Për lojtarët qeveria vendosi të rikthejë pasaportat diplomatike. Një vlerësim i dhënë edhe në viti 2016, por vlefshmëria e tyre prej 4 vite skadoi dhe askush nuk u kujtua t’u përsëritej një titull që e kishin marr njëherë. Tashmë edhe për 4 vite, lojtarët e Kombëtares do të cilësohen si “ambasadorë të shtetit shqiptarë” dhe mund t’i përdorin pasaportat diplomatike edhe për privilegje të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit