Silvio Berlusconi diagnostifikohet me leuçemi

Silvio Berlusconi diagnostifikohet me leuçemi

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ndodhet i shtruar që nga e mërkura e 5 prillit në spitalin San Raffele në Milano dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Sipas Corriere della Sera,sëmundja që e bëri liderin e Forza Italia të shtrohej papritur në spital është leucemia. Prandaj, edhe pneumonia që u përmend dje në media është një ndërlikim që ka ndodhur në trupin e dobësuar nga sëmundja.

Mbrëmja shkoi mirë, kushtet janë të qëndrueshme, duam të jemi optimistë. Ai nuk dorëzohet kurrë”, tha për Tg1 Mattina ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani. 

Berlusconi ishte shtruar tashmë në spitalin milanez javën e kaluar, nga e hëna e 27 marsit deri të enjten më 30, dhe tani është i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të përgjithshëm dhe kardiotoracik të San Raffaele, ku kaloi natën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit