Sipas OBSH-së, gjatë 20 viteve të fundit numri i vdekjeve nga i nxehti në Evropë është rritur 30%

Sipas OBSH-së, gjatë 20 viteve të fundit…

Me kalimin e viteve, temperaturat e ajrit në planetin tonë kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, duke bërë që tre vitet e fundit të regjistrohen si ato me temperaturat më të larta në histori. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmërojnë se kriza klimatike po çon temperaturat në nivele të padurueshme, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme në vdekje nga i nxehti.

Sipas raportit të fundit të OBSH-së, në rang global, janë afërsisht 489 mijë vdekje çdo vit për shkak të i nxehti. Nga kjo shifër, 175 mijë ose 36% e vdekjeve ndodhin në Evropë çdo vit. Ekspertët theksojnë se fatalitetet nga nxehtësia në Evropë janë rritur me 30% në 20 vitet e fundit. Kjo rritje shqetësuese është e lidhur ngushtë me përkeqësimin e sëmundjeve kronike si ato kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes, diabetin dhe problemet e shëndetit mendor.

Vapa e madhe paraqet një problem të veçantë për të moshuarit që jetojnë vetëm dhe për gratë shtatzëna, duke rritur rrezikun e komplikacioneve shëndetësore. Ekspertët sugjerojnë se për të reduktuar fatalitetet nga i nxehti në të ardhmen, është e nevojshme të merren masa për përmirësimin e praktikave shëndetësore dhe të krijohen strategji efektive për mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Për të adresuar këtë krizë të rëndë klimatike, është e domosdoshme që qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të përmirësuar kushte të jetesës dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet e lidhura me temperaturat ekstreme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një reduktim i ndjeshëm në numrin e fataliteteve dhe të mbrohet shëndeti i komuniteteve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit