Sirena alarmi në Ukrainë/ Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë

Sirena alarmi në Ukrainë/ Termocentrali më i…

Alarmi po rritet në Zaporizhzhia pasi termocentrali atje rrezikon të shpërthej. Kjo teori alarmante është publikuar nga vetë Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets, përmes një postimi në Facebook. Ai shprehet se sistemi i ftohjes së termocentrakit është jo shumë larg dështimit dhe kjo kanos një rrezik të madh  për të gjithë europën.

 “Si rezultat i rënies së ujit nga rezervuari i Kakhovkës, ekziston rreziku i dështimit të sistemeve të ftohjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës në mes të kontinentit të Evropës për shkak të Rusisë”, shkruan ai.

Ndërkaq, raportohet se gati 5 milionë ukrainas nuk kanë akses në ujë të pijshëm dhe 70% e popullsisë mund të mbetet pa këtë burim për shkak të bombardimeve ruse.

Mediat e huaja flasin se granatimet rreth Zaporizhia shkaktuan paralajmërime për një tjetër Çernobil , fatkeqësia më e madhe bërthamore në histori. Por ka dallime të shumta midis dy termocentraleve ukrainas dhe ekspertët këmbëngulin se një përsëritje e kataklizmës së 1986 është praktikisht e pamundur. Uzina e Çernobilit përdorte reaktorë RBMK të moderuar nga grafiti i epokës sovjetike, të cilëve u mungonte një strukturë moderne frenuese, përkatësisht një kube prej betoni dhe çeliku e krijuar për të parandaluar çdo lëshim rrezatimi. Në të kundërt, secili nga gjashtë reaktorët në uzinën Zaporizhia janë reaktorë uji nën presion të mbyllur në një enë masive çeliku, të vendosur në një ndërtesë betoni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit