Siri/ Dhjetë të vdekur nga përplasja e ushtrisë me xhihadistët

Siri/ Dhjetë të vdekur nga përplasja e…

Pesë ushtarë sirianë dhe 5 xhihadistësh që i përkasin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ish krahu sirian i al-Kaedës, u vranë të enjten në luftimet në provincën veriore të Sirisë Alepo. Lajmin e bëri të ditur një organizatë joqeveritare.

Luftimet kanë përfshirë forca nga ushtria e presidentit Bashar al-Assad dhe HTS, të cilat së bashku me fraksione të tjera më pak të fuqishme xhihadiste dhe rebele kontrollojnë rreth gjysmën e provincës Idlib (në veriperëndim) dhe pjesë të provincave fqinje, veçanërisht Aleppon.

Luftimet shpërthyen kur “anëtarët e organizatës xhihadiste pushtuan pjesën perëndimore të provincës Aleppo”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas OJQ-së, e cila ka një rrjet të gjerë burimesh në vendin e shkatërruar nga lufta, luftimet rezultuan gjithashtu në plagosjen e dhjetë anëtarëve të HTS dhe gjashtë burrave të ushtrisë siriane.

Pas angazhimeve tokësore, forcat ajrore të Damaskut bombarduan një zonë civile në Atareb, në pjesën perëndimore të provincës Aleppo, duke rezultuar në “dhjetë civilë të plagosur”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Që nga fillimi i vitit, gjithsej 124 njerëz, luftëtarë dhe civilë, janë vrarë në luftime dhe granatime, sulme artilerie dhe ajrore – pesë civilë, 86 ushtarë sirianë dhe 30 xhihadistë – sipas shifrave të OJQ-së. Media shtetërore siriane nuk raportoi për luftimet të enjten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit