Siriani në Tiranë “shpërndan“ kokainë me makinën e policit

Siriani në Tiranë “shpërndan“ kokainë me makinën…

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi është i dyshuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin sirian Wahsim Ajazi, i cili kishte dhe nënshtetësi shqiptare. Në datën 15 janar 2024 rreth orës 19:30, ky shtetas është ndaluar për kontroll teksa ka qenë duke lëvizur me automjetin e efektivit të policisë me inicialet H. P. Nga kontrolli ka rezultuar se siriani kishte me vete një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, dhe mendohet se ka përfshirë në veprimtarinë e jashtëligjshme dhe punonjës të tjerë të uniformave blu. 27-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal.

Nga ana tjetër për nën komisarin H. P., me detyrë  Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër, ka nisur procedimi në gjendje të lirë dhe po hetohet për të zbuluar rolin e tij dhe personave të tjerë që mund të jenë pjesë e veprimtarisë së jashtëligjshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit