‘Sirtari i kursimeve të hapet pas vdekjes’/ Shërbëtorja vjedh amanetin e të moshuarës në Tiranë

‘Sirtari i kursimeve të hapet pas vdekjes’/…

Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sherre”.

E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, të siguruara nga GazetaSi.al, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.

Por amaneti i saj, është rrëmbyer nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat. E gjithë kjo histori, u kallëzua në Policinë qendrore, nga F.XH., e cila tregoi kamerat e sigurisë në banesë, si dhe faktin se pas të 40-ave, fëmijët shkuan te sirtarët e mbyllur, por i gjetën bosh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit