Sistemi shëndetësor në prag kolapsi, spitali Shefqet Ndroqi mbushet përtej kapacitetit

Sistemi shëndetësor në prag kolapsi, spitali Shefqet…

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme për 110 pacientë të shtruar me koronavirus, në dy spitalet Covid 1 dhe 2.

Por, hije dyshimi ngrihen mbi numrin e vërtetë të të shtruarve.

Syri.net shkruan se vetëm në spitalin Shefqet Ndroqi, janë të paktën 200 pacientë të shtruar, ndërkohë që kapaciteti është prej 190 shtretërish.

Burimet thonë se mjekët e infermierët po punojnë nga 12 orë pa pushim.

Gjithashtu regjistrohen pothuajse 15 shtrime në ditë.

Mjekët po kërkojnë hapjen e spitalit Covid 3, sepse edhe Senatoriumi po shkon drejt kolapsit.

/Burimi: Syri.net/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit