Situata alarmante/ Përfundon takimi në kryeminstri, ku do të përfundojnë mbetjet urbane të Durrësit

Situata alarmante/ Përfundon takimi në kryeminstri, ku…

Takimi konsultativ në kryeministri për mbetjet urbane të Durrësit ka përfunduar. Burime për Faxweb.al thonë se në bisedat mes specialistëve u ra dakord që të vijojë dërgimi i tyre në Sharrë për një javë.

Ndërkohë është propozuar edhe dërgimi në landfillin e Bushatit në qytetin e Shkodrës.

Prej disa ditësh situata me plehrat në qytetin e Durrësit është alarmante, pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos, i cili tashmë është nën një proces rehabilitimi. Teksa Bashkia e Durrësit nuk ka ende një marrëveshje me ministrinë e Financave për të bërë transportimin e tyre drejt landfillit të Sharrës, sot u gjet një zgjidhje provizore, duke i çuar dhjetra ton me mbetje në Manzë.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit