Situata e COVID-19/ Meta: Nëse do nevojitet do të mbledhë Këshillin e Sigurisë  

Situata e COVID-19/ Meta: Nëse do nevojitet…

Qeveria shqiptare ende nuk ka një strategji të qartë se si do ta menaxhojë situatën që po përkeqësohet prej COVID-19-ës.

Por ndër kohë që kryeministri Rama po hesht, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duket se është më i qartë për veprimet që duhet të merren.

Gjatë një komunikimi me gazetarët sot paradite, Presidenti Meta, tha se, do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kjo, gjithmonë sipas Metës, nëse dë të jetë e nevojshme, referuar situatës më të fundit nga COVID-19.

Por ndërkohë, Kreu i Shtetit, deklaroi se, ka kërkuar një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Meta i’u bëri apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes dhe të jenë të kujdesshëm.

“Janë zhvilluar disa mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare dhe padyshim dhe në të ardhmen nëse do të duhet.

Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë, në mënyrë që të gjykojmë së bashku se, cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti.

Por çdo qytetar duhet të sillet vetë në mënyrë më të përgjegjshme, të kujdesshme për jetën e tij, të familjarëve, miqve kudo që jeton e punon, pasi duket që ka një shkujdesje që ka sjellë një përkeqësim të treguesve.

Kjo nuk na ndihmon të hapemi as me vendet e BE.

Nëse do jetë e nevojshme një mbledhje e tillë, patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë një gjë të tillë.

Duhet më shumë transparencë, profesionalizëm dhe masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor i cili është në vijën e parë të përballjes me këtë pandemi”,- deklaroi Meta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit