Situata e COVID-19 në Shqipëri/ Vetëm sot u regjistruan 125 raste të reja, një shtetase ka humbur jetën

Situata e COVID-19 në Shqipëri/ Vetëm sot…

Janë regjistruar sot 125 raste të reja të infektuara me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që vetëm një person e ka humbur betejën me këtë virus.

Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, sot gjatë përditësimit të të dhënave të situatës.

Personi që ka humbur jetën ka qenë një paciente nga Vlora.

Në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë, 19 në terapi intensive.

Dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se, gjatë javës që lamë pas, është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas, është 214.9 raste për 100 000 banorë.

Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç.

Grupmosha 55-64 vjeç, zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara, e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç, me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnjë, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma.

Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjelbër falas, 0800 40 40.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit