Situata e flakëve nën kontroll? Shqipëria digjet, Olta pushon në Jal... por Ambasada e SHBA-ve e nxjerr 'zbuluar'

Situata e flakëve nën kontroll? Shqipëria digjet,…

Shqipëria në javët e fundit është përfshirë nga zjarre masive në pyje e kullota, të stimuluara edhe nga temperaturat e larta.

Mediat për ditë me radhë “shpërthyen” nga kronikat dhe nga apeli për të nisur operacioni i shuarjes nga strukturat shtetërore, por ishte shiu i dy ditëve që bëri mrekullinë.

Ministria e Mbrtojtjes dhe Emergjencat Civile, vetëm sa u mjaftuan me nga një deklaratë dhe me disa foto në Facebook, ku tregonin disa zjarrëfikës të mjerrë që ja kishin dalë vetë.

Ndërkohë, këto ditë zjarret kanë rinisur në shumë zona të vendit, por edhe ministrja Xhaçka ka filluar bushimet në Jal dhe po merr rreze dielli.

Ajo ka porositur këshilltarët e saj që në rrjetet sociale të postojnë ca foto të vjetra nga operacionet e fikjes së zjarreve me helikopter, dhe këto ti shesin për suksesin momental.

Por ish-kryeministri, Sali Berisha, me anë të “qytetarit dixhital”, ka qenë i pari që ka bërë publike pamjet nga pushimet e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja Xhaçka duket e relaksuar në një video, duke shijuar një kafe me dy mikeshat e saj në një lokal në Jal.

Qytetari që ka bërë videon dhe e ka nisur tek profili i ish-kryeministrit Berisha, shkruan se, “ministrja ndodhet në një nga destinacionet e preferuar të vipave, tek ‘Folie Marina’ në Jalë”.

Por ndërkohë që ministrja shijon kafen, zjarret më masive kanë qenë në zonat e kullotave në relievet malore, aty ku ndërhyrja për shuarjen e tyre bëhet edhe më e vështirë.

Ministrja Olta Xhaçka, shpesh në deklaratat e saj ka thënë se, situata është nën kontroll dhe se, nuk janë përdorur të gjitha kapacitetet për përballimin e zjarreve.

Por propagandën e ministres nuk e ka pranuar Ambasada Amerikane në Tiranë.

Në një postim të ditëve të fundit, thuhet se, për shuarjen e zjarreve në vendin tonë po përdoren të gjitha pajisjet që SHBA ka dhuruar ndaj shtetit shqiptar.

Kryesisht kanë qenë konteinerët të cilët nëpërmjet helikopterëve mbushen me një sasi të madhe uji, për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Kaq e pafuqishme është ministria dhe qeveria shqiptare sa që edhe pajisjet për mbrojtjen kombëtare nga rreziku i zjarrit, duhet pa tjetër të jenë shuratë.

Postimi i Ambasadës Amerikane në profilin zyrtar të Facebook:

“Pajisjet për fikjen e zjarreve, të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të 2019 nëpërmjet programit të Ndihmës Humanitare të Komandës Evropiane, u përdorën së fundmi nga forcat shqiptare të ndihmës së parë për të shuar zjarret në të gjithë vendin.

Pajisjet përfshinin: kontenierë uji për helikopterë, të cilët mund të shkarkojnë mbi 2500 litra ujë direkt në një zjarr pyjor, kamera për pamje termale, të cilat u mundësojnë zjarrfikësve shqiptarë të shquajnë viktima të bllokuar në flakë ose të fshehur nga tymi, si dhe veshje dhe pajisje mbrojtëse e rezistente ndaj zjarrit, për të rritur mbrojtjen dhe sigurinë e zjarrfikësve dhe punonjësve të ndihmës së parë.

Dhurimi i pajisjeve të ndihmës humanitare është shembulli i fundit i bashkëpunimit të palëkundur dhe të qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

[ngg src=”galleries” ids=”311″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit