Situata e koronavirusit/ BE nuk u hap dyert shqiptarëve as për...

Situata e koronavirusit/ BE nuk u hap…

Qytetarët shqiptarë nuk do ta shkelin tokën e Bashkimit Europian as për 15 ditë të tjera, pra deri në fund të muajit korrik.

Kjo për arsye se, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina, nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të COVID-19.

Kjo ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.

Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Informacioni vjen në vijim të takimit të Grupit të Punës të Këshillit të BE-së, mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta.

Kjo masë ka lidhje me rihapjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

Lista ka të bëjë me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt BE-së, të vendosura për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt BE-së, i është shtuar Australia dhe Kina.

Burime të Këshillit të BE-së, tregojnë se, autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë.

Ndërkohë për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.

Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët.

Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik./Burimi: ABC News/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit